Ali Berisha u zgjodh kryetar i AAK-së në Pejë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë sot ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.
“Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, është bërë e ditur në njoftimin e AAK-së në Pejë.
Gjithashtu, është zgjedhur edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës./21Media