Kosova U22 humb nga Holanda, mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, sot është mposhtur në ndeshjen e tretë të Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, nga Holanda me rezultat 0-3 (17-25, 19-25, 15-25) në sete.
“Dardanët” siç ka informuar Federata e Volejbollit e Kosovës, kanë pasur momente të mira, sidomos në setin e parë dhe të dytë, në përballjen me favoritin e grupit, i cili ka regjistruar tri fitore nga po aq takime në këto ndeshje kualifikuese.
Kosova është përshëndetur nga kjo garë me tri humbje, por me një eksperiencë të madhe, nga e cila mund të ndërtojë dhe zhvillohet gjatë viteve në vazhdim.
Kujtojmë që, përballja e fundit e Grupit E, ajo mes Sllovakisë dhe Azerbajxhanit me fillim nga ora 19:00, markon përfundimin e këtyre ndeshjeve kualifikuese të organizuara nga Federata e Volejbollit të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./21Media

Back to top button