Aliu: Ferizaj po bëhet qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin

 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se me guxim e dije, pasion për të mirën e qytetarëve, asgjë nuk e ndal ndryshimin e madh të Ferizajt.

Aliu ka thënë se Ferizaj po bëhet qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin.

“Asfaltimi i nënkalimit afër Plus Marketit, bën pothuajse gati, një vepër infrastrukturore të munguar për dekada, që i jep funksionalitet qarkullimit rrugor në qendër dhe mundësi të shumëfishuar zhvillimi, bizneseve të kësaj ane. Ferizaj po bëhet, qendër urbane me infrastrukturë rrugore model në gjithë vendin”, ka shkruar Aliu në Facebook./21Media

Back to top button