Kaloni te përmbajtja kryesore

Aliu jep detaje për punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje të reja për punimet që po zhvillohen në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Aliu ka njoftuar se gjatësia e këtij projekti është afro 10 kilometra dhe punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese me katër korsi, në dy drejtime të ndara dhe me korsi ndihmëse në të dyja anët.

“Filluam javën me vizitë tek lokacioni ku po zhvillohen Punimet Ndërtimore të Rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë. Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura. Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës ministri Aliu ka qenë në terren bashkë me kryeministrin Kurti ku kanë inspektuar punimet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button