Konjufca: Shtetet demokratike të forcojnë raportet, ato jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën

Ka filluar Konferenca ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik” e organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES).

Në këtë konferncë po marrin pjesë kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe diplomatë të huaj që veprojnë në Kosovë.

Konjucfa gjatë fjalimit të tij ka thënë se shtetet jodemokratike po afrohen shumë me njëra-tjetrën, po krijojnë alenca mes tyre, prandaj është e nevojshme që edhe shtetet demokratike të forcojnë raportet me njëra-tjetrën.

Ai ka kërkuar që të mos neglizhohen konferencat që i mundësojnë takimet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani nevojë për konferenca ku zhvillohen takime mes parlamenteve dhe përfaqësuesve të tyre përgjatë konferencave”, ka thënë ai./21Media

Back to top button