Aliu: Ka mundësi që pas 10 vjetësh kryeministër i Kosovës të jetë një i huaj

Trendi i emigrimit do të detyrojë bizneset që të kërkojnë punëtorë nga jashtë. Kështu vlerësoi eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu .
Ai në emsionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21 tha se migrimi po ndodh më se shumti për shkak të standartit ekonomik.
“Edhe nëse vazhdojme me këtë nivel të migrimi kështu ka mundësi që për 10 vite me qenë kryeministër një i huaj.”, deklaroi Aliu
Aliu: Emigrimi do të jetë presioni i sektorit privat për ngritjen e pagave
Eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu tha se sektori privat do të detyrohet të rrisë pagat për shkak të emigrimit.
“Dimensioni kryesor është emigrimi, mos të harrojmë 70 mijë veta kanë dalë prej Kosovës”, deklaroi Aliu
Ai në emsionin “21 drejtpërdrejt” në RTV21 tha se është e pa kuptueshem që ministri i financave t’i kërkojë sektorit privat që t’i ngrisë pagat.
Inflacioni, Aliu: Qeveria ka marrë masa “kurgjë hiç”…
Eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, vlerësoi se Qeveria nuk ka marrë masa sa i përket zbutjes së inflacionit.
“Mendoj se qeveria nuk ka marrë masa pothuajse kurgjo hiç, nëse e shohim në terma të standartit të jetesës, të përmisimit ose të kthimit të standartit të jetesës para inflacionit”., tha Aliu në “21 drejtpërdrejt”
Ai shtoi se vendet e BE-së të cilat janë ballafuar me inflacion kanë targetuar qytetarët me të ardhurat më të ulëta duke e marrë parasysh se janë më të prekurit.
Përmendi shpërndarjen e kuponave për blerjen produkteve bazë, model që sipas tij duhej të merrej edhe nga Qeveria e Kosovës./21Media

Back to top button