Aliu: Kontrolle të rregullta në rrugë për mjetet që nuk kanë kontrollime teknike

Është miratuar Udhëzimi Administrativ përmes së cilit do të ketë kontrolle të rregullta në rrugë për mjetet që nuk i përmbushin kriteret e kontrollimit teknik. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë

Sipas tij, miratimi i Udhëzimit Administrativ është bërë pas një pune intensive.

“Pas një pune intenzive, miratuam Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë. Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Aliut.

Back to top button