Alivanoset në qendër të vendvotimit, vdes në spital

 

Një person sot është alivanosur derisa ishte në një qendër të vendvotimit në fshatin Biqec të komunës së Kaçanikut, ndërsa ka vdekur kur ka arritur në spital.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka bërë të ditur se pas alivanosjes personi është dërguar me ambulancë për në spital, ku nga mjekët pastaj është konfirmuar se ka vdekur./21Media

Back to top button