PZAP: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes mesazheve në Facebook

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), ka njoftuar qytetarët se ankesat të cilat i kanë dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, teksa bëhet e ditur se ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë e PZAP në Prishtinë.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”,  thuhet në njoftimin e PZAP.

Afati i paraqitjes e ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar.

Qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 1 milionë e 794 mijë e 862 qytetarë, ndërkaq numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime./21Media

Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të…

Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Sunday, 14 February 2021

 

Back to top button