Alma Lama tregon çka zihej në VV: Nuk na linin…

Ish-deputetja, Alma Lama këtë të enjte për emisionin “Click” në RTV21 zbuloi se kur ka qenë pjesë e VV-së nuk kanë guxuar të komunikojnë me deputetët e partive tjera politike.

“Kur kam qenë unë në LVV kemi pasë direktivë që ne të mos komunikojmë me deputetët e paritve tjera politike”, tha Lama duke theksuar se këto direktiva kanë ardhur nga organizata, kreu i VV-së.

Në anën tjetër, analisti politik, Artan Muhaxhiri kur foli për bisedat e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila  me Simiqin e Radojçiqin theksoi se ajo për biseda të tilla e ka marrë “aminin” e Kurtit./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button