Alternativa anulon kryesinë qendrore për ofertën për Qeverinë
Partia opozitare Alternativa në Maqedoninë e Veriut ka anuluar kryesinë qendrore për sot në shenjë solidarizimi me viktimat në tragjedinë në Bullgari.
Kjo parti duhej të mblidhte sot kryesinë qendrore që të diskutojë dhe vendosë ndaj ofertës së kryeministri Zoran Zaev për të marrë pjesë në Qeveri.
“Në shenjë solidarizimi me viktimat e tragjedisë në Bullgari dhe me familjarët e tyre, mbledhja e Kryesisë Qendrore e Alternativës shtyhet
për ditët në vijim. Me këtë rast, AlternAtivA u shpreh ngushëllimet më të ngrohta e më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe uron që të lënduarit të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre”, njoftojnë nga AAA-ja.
Ndërkaq në Bullgari sot është aksidentuar autobusi i “Besa transit” nga Shkupi, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë./TV21