Alves provoi ta shmang burgun duke i ofruar para viktimës

(Lajm i përditësuar)


Alves provoi ta shmang burgun duke i ofruar para viktimës

Dani Alves (40 vjeç) u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për sulm seksual. Akti ka ndodhur në dhjetor 2022, në një klub nate në Barcelonë.

Gjykata në Katalonjë vendosi gjithashtu që Alves do të jetë nën mbikëqyrje për pesë vjet pasi të vuajë dënimin. Avokati i brazilianit tashmë ka bërë të ditur se kz vendim do të apelohet menjëherë.

Shtypi spanjoll shkruan se, para gjyqit të zhvilluar mes 5 dhe 7 shkurtit Dani Alves pati një përpjekje të fundit për të bindur viktimën të heqë akuzat. Sipas OK Diario , braziliani do t’i kishte ofruar gruas 150,000 euro për të hequr dorë nga padia.

Viktima ka refuzuar propozimin dhe ka vendosur të vazhdojë veprimet ligjore. Gjykata në Barcelonë shkroi, në arsyet e dënimit të Dani Alves, se “përjashton që viktima të kishte pasur interes ekonomik pasi që para gjykimit mbrojtja i ofroi paditësit shumën prej 150 mijë eurosh” .

“Paditësja mund ta kishte pranuar këtë shumë, duke hequr dorë më pas nga veprimet civile dhe penale, por nuk e bëri. Më datë 11 dhjetor 2023, ajo ka dorëzuar një deklaratë ku tregon se nuk kërkon asnjë shumë parash gjatë procesit gjyqësor, përveç asaj që mund të përcaktojë gjykata në rast dënimi”, thuhet edhe në motivacionin e drejtësisë.

Gjykata vendosi gjithashtu që Dani Alves t’i paguajë viktimës dëmshpërblim në vlerë prej 150.000 euro ! Pikërisht shuma që ish-lojtari i ofroi gruas për të hequr akuzat.


​Alves shpallet fajtor për dhunim seksual

Gjykata e lartë e Katalonjës ka shpallur fajtor ish-futbollistin brazilian Dani Alves për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate të Barcelonës në vitin 2022, duke e dënuar atë me katër vjet e gjysmë burg.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që Alves t’i paguajë viktimës 150 mijë euro.

“Dënimi vlerëson se është vërtetuar se viktima nuk ka dhënë pëlqimin dhe se ka prova, përveç dëshmisë së paditësit, për të cilësuar dhunimin të provuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Alves kishte thënë se seksi ishte konsensual, derisa prokurori kërkonte një dënim me nëntë vjet burg.

Ish-mbrojtësi 40-vjeçar i Barcelonës u arrestua në janar të vitit të kaluar dhe që atëherë mbahet në paraburgim.

Rasti ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme jo vetëm për shkak të profilit të Alves, por sepse dhuna gjinore është bërë një temë gjithnjë e më dominuese në diskursin publik të Spanjës./kp

Back to top button