“Ama” thonë Bardhi dhe Majk në këngën e re

Artistët, Majk dhe Bardhi kanë publikuar projektin e ri muzikor “Ama”.
Një këngë plotë ritëm, pikërisht për verë, e realizuar me videoklip.
Ndjekësit e pritën mirë këtë bashkëpunim të dyshes.
“Dyshja që nuk zhgënjejnë”, “Një hit i padiskutueshëm”, “Majk dhe Bardhi, dyshja me super zë”, ishin disa nga komentet e fansave.
“Ama” është bashkëpunimi i parë i Majk dhe Bardhit.

E fundit nga Majk është “Kce kce” në bashkëpunim me Gjikon, ndërkaq Bardhi erdhi me “Rakia” në bashkëpunim me DJ Gimi./21Media

Back to top button