Një 26 vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure
Sot rreth orës 09:15 një 26 vjeçar është gjetur pa shenja jete në në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se viktima është shtetas i huaj.
A”ktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci./21Media