Amabsada amarikane për kapjen e drogës në Lipjan: Fitore e sundimit të ligjit

 

Përgëzime konfiskimin e një sasie të madhe të kokainës autoritetet e Kosovës kanë pranuar sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Një reagimin e tyre thuhet se suksesi vjen nga bashkëpunimi me partnerët.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, kanë shkruar në Twitter Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Shtatë persona dje janë arrestuar pas sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë bëri të ditur Prokuroria dhe Policia e Kosovës në konferencë për media. Droga u kap në Lipjan në një kamion që mbante produkte mishi. Operacioni u krye në bashkëpunim ndërmjet policisë së Shqipërisë, policisë së Kosovës dhe policisë italiane./21Media 

Back to top button