Ambasada amerikane: Sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes

Ambasada amerikane në Kosovë, ka rikujtuar 12 qershorin, ditën kur forcat e NATO të prira nga ato amerikane e britanike, hynë në Kosovë.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Ambasada ka shkruar se falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.
“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të ktheheshin në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon”, deklaron Ambasada amerikane në Kosovë.
Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se “sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?