Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave në Kroaci

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në aksidentin e sotëm në Kroaci.
Në një postim në Twitter, ambasada amerikane gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.
“Ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Kroaci. Ne i urojmë të lënduarve shërimin sa më të shpejtë të mundshëm”, thuhet në postimin e ambasadës.


Mëngjesin e së dielës vendi u trondit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku 10 persona humbën jetën, mbi 40 u lënduan nga vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës./21Media 

Back to top button