Anulohen aktivitetet kulturore e sportive për nesër në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet asnjë aktivitet kulturor dhe sportiv në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

‘’Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë’’, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë./21Media

Back to top button