Ngjarjet e ditës

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi mban konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 09:30).
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00).
Zbulohet pllaka përkujtimore dedikuar zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, hapësira e jashtme para objektit, ora 10:00).
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).
Përurohet libri i Adem Demaçit “Burgjet e mia- fati im i madh”. (Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ora 10:00).
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00).
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00).

Back to top button