Ambasada e Britanisë konfirmon se një anëtar i tyre u aksidentua në Malet e Sharrit

Një shtetas i huaj është shpëtuar sot nga ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka konfirmuar se një anëtar i tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.
Sipas njoftimit të ambasadës, ai është shpëtuar dhe është duke marr trajtim mjekësor.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Aktualisht po merr trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit, për ta shpëtuar personin e aksidentuar./21Media
 

Back to top button