Rrëzohet nga kati i tretë, vdiq një 68-vjeçare

Një e moshuar ka vdekur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.
Policia raporton se ngjarja ka qenë aksidentale, teksa ka njoftuar se ajo është rrzuar nga kati i tretë i pallatit ku 68-vjeçarja jetonte.
“Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Back to top button