Ambasada franceze reagoi ndaj Edi Ramës

 

Kritikat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Bashkimit Europian, në lidhje me sigurimin e vaksinën anticovid nuk janë pritur mirë nga vendet e unionit. Pas kreut të delegacionit të BE, Luigi Soreca ka reaguar edhe ambasada franceze në Tirana me anë të një note proteste ndaj Ramës.

Përmes një letre drejtuar Ministrisë së Jashtme, kryeministrisë dhe institucineve të tjera shqiptare e ndërkombëtare, ambasada franceze i ka cilësuar të papërshtatshme dhe fake news deklarata e kreut të qeverisë shqiptare ndaj shtetit francez.

“Kryeministri Edi Rama ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasada konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat” , është shkruar në letrën që mban datën 15 janar 2021.

Në vijim të letrës së saj, ambasada e sqaron qeverinë shqiptare se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në sektorë të ndryshëm.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama akuzoi qartë vendet e BE për egoizëm dhe cinizëm. Lidhur me pandeminë, KE njoftoi me 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 mld dozash nuk ishte vetëm për BE, por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perendimor me 70 mln euro nga programi IPA.”

Kryeministri Rama, në deklaratat publike është shprehur se BE e braktisi Shqipërinë  duke mos i ndarë vaksinat e siguruara me vendet e Ballakanit Perendimor.

Madje, për këtë arsye, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se rruga e vetme për Shqipërinë të siguronte vaksinën anticovid ishte të takonte drejtpërdrejt CEO-n e PFIZER, shkruan oranews.

Letra e plotë:

Ambasada e Francës në Shqipëri i paraqet komplimentet e saj Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ka nderin ta informojë për sa vijon.

Mbrëmë, në një transmetim televiziv, SH.T. Z.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh i Shqipërisë me më shumë se 100 milion euro në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliard dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milion euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t’i ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat.

Ambasada e Francës në Shqipëri falenderon Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë – Protokollin e Shtetit – për ndihmën e saj në këtë drejtim dhe shfrytëzon këtë mundësi për të rinovuar sigurimet e vlerësimit të saj më të lartë.

Back to top button