Ish debuteti i Maqedonisë së Veriut i bashkohet AAK-së

 

Ish debuteti i Maqedonisë së Veriut Ruzhdi Matoshi iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurti.

Kjo u bë e ditur nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Për Aleancën do të garojë edhe Prof. Dr. Ruzhdi Matoshi, njeri me integritet dhe përvojë të pasur politike. Ai ka shërbyer si deputet, për dy mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe një mandat në Këshillin e Evropës. Bashkë me të ndjerin Arbër Xhaferi, për tetë vite ishte lobues i madh për pavarësinë e Kosovës dhe për pozitën e shqiptarëve në Ballkan. Profesor universitar dhe luftëtar i dalluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ai do të jetë vlerë e shtuar në listën tonë. “, tha Haradinaj.

Ai po ashtu bëri të ditur edhe emra të tjerë të rinj që u janë bashkuar AAK-së ndër ta: Ermira Ratkoceri, Avdi Gërvalla, Rrezofat Azemi, Driton Jakupi, Fatime Lika, Premtim Burrniku, Nexhmije Sadiku, Lavdie Rexhepi./21Media

 

Back to top button