Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier takohet me ministrin Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Në takim u diskutua për gjendjen aktuale në fushën e kulturës, sportit dhe trashëgimisë kulturore.
”Së bashku diskutuan për projektet e deri tanishme mes MKRS dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, gjithashtu për planin e zgjerimit të këtij bashkëpunimi. Ambasadori Jeffrey M. Hovenier e falënderoi ministrin Çeku për pritjen dhe gatishmërinë për të punuar së bashku, ndërsa ministri shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button