Në Ditën e Gruas, djali rrah nënën e tij 70 vjeçare

 
Një person u arrestua sot nga Policia e Kosovës pasiqë i njëjti nëka sulmuar fizikisht nënën e tij sot rreth orës 10:15 në Han të Elezit – “Lagja Meliq”.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.M (M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpinë e vëllait të tij, kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij me inicialet S.H ( F/K) e moshës 70 vjeçare.”, njofton policia,
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. Rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’./21Media

Back to top button