Ambasadori britanik dhe Bislimi flasin për procesin e dialogut

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreavas, është pritur në takimin e parë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Zyra e Kyreministrit njofton se ata kanë kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend e edhe për procesin e dialogut.

“Ambasadori nënvizoi se është kënaqësi dhe privilegj të shërbejë në këtë pozitë dhe të kontribuojë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Ai kujtoi herën e fundit në vitin 2001 kur ka qenë në Kosovë, duke evidentuar se sa mbresëlënëse është progresi dhe zhvillimi i shpejtë që ka njohur vendi, si dhe demokracia e konsoliduar. Duke shprehur mirënjohje për mesazhin e ambasadorit në fillim të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se vendi ynë është i drejtuar në një trajektore pozitive të zhvillimit, e ku kemi pasur progres, përtej barrierave, me të cilat jemi përballur”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e ZKM-së.

Po ashtu bëhet e ditur se Bislimi e ka falënderuar ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës./21Media

Back to top button