Ambasadori Dugolli takohet me senatorin amerikan

Ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli është takuar të enjten me senatorin amerikan, Gary Peters.

Dugolli ka treguar se  me senatorin amerikan ka pasur një diskutim produktiv për zhvillimet e fundit.

“Mirënjohës ndaj senatorit për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përkushtimin e tij të palëkundur për përparimin demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dugolli në platformën “X”./21Media

Back to top button