Ambasadori francez dhe Duda Balje diskutojnë për komunitetin LGBT

Diskutimi për të drejtat e komunitetit LGBT ishte një ndër temat kyce në takimin e ambasadorit francez në Kosovë, Oliver Guerot me kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje.

Kjo e fundit ka votuar kundër Kodit Civil, pjesë e të cilit është edhe korniza ligjore për këtë komunitet – e cila më pas i hap mundësi rregullimit me ligj.

Përvec për të drejtat e këtij komuniteti në takim është folur edhe për për lirinë e besimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave.

“Diskutim shumë i dobishëm me Duda Baljen, kryetare e Komisionit të Kuvendit për të Drejtat e Njeriut për 3 ligjet kryesore: liria e besimit, lufta kundër dhunës ndaj grave, kuadri ligjor për çiftet e të njëjtit seks.”, shkroi Guerot në Twitter./21Media

Back to top button