Ambasadori gjerman: Menzi presim ta shohim Kosovën në KE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Rohde përmes një postimi në ”Twitter”, ka thënë se menzi presin ta shohin Kosovën si pjesë të KE-së.
”Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, ka shkruar Rohde.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
”Sapo dolëm nga takimi me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të KE dhe në emër të Kosovës propozuam kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, asamblesë parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror”, tha ndër tjerash Gërvalla./21Media

Back to top button