Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e bisedimeve
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë kancelarit gjerman,Olaf Scholz se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes.
Deklarata rreth bisedës telefonike nga Kremlini me Olaf Scholz erdhi pak përpara se Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, t’u thoshte gazetarëve se mendonte se Rusia nuk kishte oreks as për bisedime për paqen dhe as për sigurinë, transmeton rtv21.tv.
Biseda e Putinit me Scholz-in gjithashtu e pa atë të përsëriste justifikimin e tij për pushtimin i cili përmendet si “një operacion i posaçëm ushtarak” dhe pretendoi se civilët që fshiheshin në fabrikën e çelikut në Mariupol mbaheshin nga forcat ukrainase.
Civilët ishin strehuar në fabrikën e çelikut për t’u fshehur nga sulmet e Rusisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?