Ambasadori gjerman për sulmet në veri: Zero tolerancë ndaj dhunës

Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar pas incidenteve me granata dore që ndodhën të martën në veri të Mitrovicës, ku persona të maskuar dëmtuan zyret e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë.
Ai ka thënë se dhuna e së martës në Veriun e Kosovës është shumë shqetësuese.
Tutje, Rohde ka thënë se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.
“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për kuvendet komunale do të mbahen më 25 dhjetor./21Media

Back to top button