Përplasen dy trena në Spanjë, të paktën 155 të lënduar

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në rajonin e Katalonjës në veri-lindje të Spanjës, thanë shërbimet e urgjencës.
Përplasja, e cila ndodhi rreth orës 07:50 (06:50 GMT), ndodhi në një stacion në periferi të Barcelonës.
Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën ndërsa njëri ishte i parkuar në stacion.
Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti dhe zyrtarët ende nuk kanë e komentuar.
Zyrtarët e urgjencës shkruajtën në Twitter se përplasja ndodhi në stacionin Montcada i Reixac – Manresa, rreth 12 km (7 milje) nga qendra e qytetit.
Përmes një njoftimin, shërbimet e urgjencës thanë se 150 persona ishin “në një gjendje stabile” dhe pesë të tjerë janë “në gjendje pak më të rëndë”.
Trafiku i trenave u ndërpre për pak kohë në disa linja për shkak të aksidentit, tha shërbimi hekurudhor kombëtar Renfe./21Media

Back to top button