Ambasadori gjerman tha se vendimet për letërnjoftime dhe targa janë legjitime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sot u shpreh se vendimet qeveritare për reciprocitet me letërnjoftime dhe konvertim të targave janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Ai kështu shkroi në Twitter pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale.


Kujtojmë që, pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës se reciprocitetit me Serbinë me datën 1 gusht, një ditë më herët, më 31 gusht serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada e po ashtu ka pasur edhe gjuajtje me armë ndaj Policisë së Kosovës si dhe keqtrajtim të disa shqiptarëve. Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës ka vendosur që masa e reciprocitetit me Serbinë të shtyhet për 30 ditë. /21Media

Back to top button