Ambasadori Grenell takon Isa Mustafën e Albin Kurtin

Grenell kërkon heqjen e taksës

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell sot vazhdon vizitën zyrtare në Kosovë.

Ambasadori Richard Grenell do të pritet sot në ora 10:30 nga pretendenti për Kryeminsiter Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Grenll do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, takimi ky i planifikuar për ora 11:30.

Grenell mbrëmë takoi presidentin e vendit, Hashim Thaçin, me ç’rast përmes një postimi edhe pas darkës së punës u shpreh se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

Ne jemi të detyruar të bëjmë progres – që përfshin heqjen e tarifave”, u bë e ditur në postimin e Grenell-it në Twitter.

Vizita e tij realizohet në kohën e ngërçit institucional që e ka përfshirë Kosovën, pasi që nga përfundimi zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor 2019, ku LVV doli fituese, nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë. Mëgjithkëtë Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar dje se me ambasadorin Richard Grenell nuk do të bisedojnë  për  për çështje të brendshme siç është formimi i Qeverisë, por vetëm për raportin Kosovë – Serbi . Grenell i pyetur se a ka ndonjë parapëlqim për partnerët që do ta formin Qeverinë, është përgjigjur shkurt e qartë, JO!/21Media

Back to top button