Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Kosova u angazhua në dialog, Serbia përgatiti aneksimin e veriut

(Lajm i përditësuar)


Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Kosova u angazhua në dialog, Serbia përgatiti aneksimin e veriut

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka deklaruar  sot se derisa Kosova po angazhohej për dialogun e Brukselit, Serbia me agjentët e saj terroristë po përgatiteshin për aneksimin e veriut.

Këtë reagim ai e bëri pasi policia sot gjeti një depo me armë gjatë një bastisje në veri.

“Në kuadër të hetimeve të sulmit terrorist të 24.09.2023, Policia e Kosovës zbuloi një tjetër depo të armëve të rënda. Dëshmi shtesë se derisa Kosova angazhohej në dialogun e Brukselit, Serbia dhe agjentët e saj terroristë në terren po përgatiteshin për aneksimin e pjesës veriore të vendit tonë”, ka shkruar ai.


Sveçla: Armatimi i kapur sot qartëson planin e Serbisë për aneksimin e veriut

Ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe bastisjes në shtatë lokacione. Sveçla ka thënë se armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës.

“Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist. Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.”, ka shkruar ministri.


Policia bastis 7 lokacione në veri, konfiskon një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës sot ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.

Kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Prokuroria ka bwrw tw ditur se pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

• 87 copë eksploziv të tipit TM 100
• 3 granata hedhës dore (zola)
• 1 armë automatike AK-47
• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
• 14 karikatorë
• Municion të kalibrave të ndryshëm
• 63 detonatorë elektrik
• 23 detonatorë mekanik
• 1 orë për aktivizim
• 1 granatë dore M79
• 3 tuba fitila ndezës
• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.


Gjenden armë dhe mjete eksploduese gjatë bastisjeve në veri

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të vendit, Veton Elshani.

“Deri më tani çka mund të them është se janë gjetur disa pajisje shpërthyese, të pashpërthyera. Në mesin e tyre ka edhe zolla e pajisje të tjera”, tha ai.


Policia po bastis disa lokacione në veri lidhur me sulmin e 24 shtatorit

Policia është duke bastisur disa lokacione në veri të vendit lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se janë duke zhvilluar operacionin, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar./21Media

Back to top button