Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Do të jemi pranë familjeve të viktimave

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka arritur në spitalin në Slavonski Brod. ku janë vendosur qytetarët e Kosovës që kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur sot në autostradën Zagreb-Lipovac.
”Fatkeqësisht kemi ardhur për shkak të një aksidenti të tmerrshëm. Unë thjesht do të doja të falënderoja Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe të gjithë autoritetet që na ndihmuan në këtë kohë. Ne të gjithë do të jemi pranë tyre në këto kohë të vështira”, ka deklaruar Kasapolli.
Ai ka shtuar se viktimat dhe personat e lënduar ishin duke ardhur nga Gjermania për pushime në Kosovë.
10 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë  si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus nga Kosova.

Back to top button