Dugolli: Serbia po shfaq zell për të luftuar, grupi Wagner bashkë me të

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka reaguar pas deklaratave nga Serbia se po shqyrtohet kthimi i 1,000 trupave serbe në Kosovë.
Dugolli, përmes një postimi në “Twitter”, ka përmendur edhe grupin rus Wagner, që kontrollohet nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili është vendosur në Beograd ditëve të fundit.
“Zelli luftarak dhe luftënxitës i Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se përpjekjet për t’i portretizuar aksionet kundër krimit si të motivuara etnikisht, janë të tuprshme./21Media

Back to top button