Pjesa e parë: Argjentina në epërsi kundër Holandës

Ka përfunduar pjesa e parë në çerekfinalen e dytë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku Argjentina gjendet në epërsi kundër Holandës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Lusail Iconic”, Kombëtarja e Argjentinës po avancon me rezultat minimal 1:0 kundër Holandës.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Nahuel Molina, i cili pas një asistimi të Lionel Messit shënon në minutën e 35’ për ta dërguar Argjentinën në epërsi prej 1:0.
Goli i Molinas doli të ishte i vetmi në këtë pjesë të parë, ku Argjentina vazhdon drejt zhveshtores në epërsi kundër Holandës.
Pjesa e parë mbyllet 1:0 në favor të Argjentinës.

Back to top button