Ambasadori italian: Presim rinisjen e dialogut sapo të formohen institucionet

 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar tre ditë në Prishtinë ku ka takuar të gjithë liderët politikë e krerë institucional.

Për të cilat takime ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se është e bukur të dëgjohet nga Lajçak se kishte takime konstruktive në Kosovë.

 “Është bukur të dëgjosh nga Miroslav Lajcak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-së sapo të formohen institucionet”, ka shkruar Orlando në Twitter./21Media

Back to top button