Ambasadori Kosnett deklarohet rreth “Non Paper”

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është deklaruar rreth dokumenteve të fundit që po qarkullojnë në media për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk e di kush i shkruan këto dokumente jozyrtare, por kushdo që po i shkruan me siguri gëzohet nga reagimi i tepruar”, ka thënë Kosnett në një intervistë në emisionin “Click” të RTV21.

Ai ka theksuar se as SHBA e as partnerët evropianë nuk kanë fare interesim për të nxitur apo shtyrë çfarëdo shkëmbimi territori në Kosovës te palët./21Media

Back to top button