​Posterë kundër ministres Gërvalla

 

 

Në rrugët e Prishtinës janë vendosur posterë me fotografi të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në këta posterë përveç fotografisë së ministres është vendosur edhe mbishkrimi “ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit”.

Nuk dihet ende se kush i ka vendosur këta posterë, ndërsa kujtojmë se gjatë ditës partitë opozitare kritikuan ashpër ministren Gërvalla për disa deklarata të saj karshi krerëve të UCK-së që po qëndrojnë në Hagë.

Madje u kërkua edhe dorëheqja e saj. Ndërsa Gërvalla gjatë konferencës me homologun e saj kroat, tha se nuk ka qenë asnjëherë dëshmitare në Gjykatën Speciale, e as nuk ka dërguar dëshmi.

Back to top button