Ambasadori kosovar shpreh ngushëllime për viktimat në Londër
6 persona kanë vdekur nga zjarri që u shkaktua në një ndërtesë në Londër
Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka shprehur ngushëllime për viktimat që humbën jetën në ndërtesën që mori flakë sot në Londër.
Greiçevci në një shkrim në Facebook tha se ndihet i pikëlluar njëherit edhe ka shpërndarë numrin emergjent të Ambasadës për shtetasit e Kosovës, shkruan rtv21.tv
“Të pikëlluar thellë për humbjen e jetëve në zjarrin që kaploi Grenfell Tower. Shprehim ngushëllimet tona për viktimat dhe të lënduarit”, ka shkruar mes tjerash Grejçevci në Facebook.
Numri i të lënduarve ka mbërritur në 70, 20 prej tyre thuhet të jenë në gjendje kritike, ndërsa deri më tani është raportuar se kanë vdekur 6 persona, raporton BBC./21Media