Ambasadori ukrainas i mohon pretendimet se Ukraina nuk dëshiron të mbajë bisedime paqeje
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk, i ka mohuar pretendimin e qeverisë ruse se Ukraina nuk dëshiron të mbajë bisedime paqeje.
”Ky është “Fake news”, ka thënë Melnyk, transmeton rtv21.tv
Sipas tij Ukraina është e gatshme t’i japë fund luftës përmes kanaleve diplomatike dhe presidenti Zelenskyj po qëndron në Kiev, qeveria është plotësisht funksionale, ushtria po lufton ashpër.
”Është gjithashtu një sinjal për miqtë tanë gjermanë: ne jemi ende këtu”, ka thënë ai.
Ukraina pret që Bundestagu të votojë për një program shpëtimi për Ukrainën në seancën e tij speciale të dielën. Melnyk kërkon gjithashtu që qeveria federale të vendosë sot të dërgojë armë mbrojtëse në Ukrainë dhe të lejojë Rusinë të përjashtohet nga sistemi i pagesave SWIFT.
Bundeswehr mund të dorëzojë anti-raketat Stinger “tashmë sot, shumë njerëz tashmë janë vrarë në këto tre ditë”. /21Media