Në katër orët e fundit më shumë se 115 mijë ukrainas kalojnë në Poloni

Më shumë se 115,000 njerëz kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha një ministër polak.

Vetëm në katër orët e fundit, 15,000 njerëz hynë në vend, tha ministri i brendshëm Pawel Szefernaker në një konferencë shtypi.

Qeveria në Poloni është zotuar të pranojë këdo që i shpëton luftës në Ukrainë dhe t’u japë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.
Polonia po i lejon njerëzit të kalojnë kufirin në këmbë në të tetë pikat e saj të kalimit kufitar, pasi radhët e makinave krijohen në pikat e kontrollit kufitar. Më parë, këmbësorët lejoheshin të kalonin vetëm në një pikë në Medyka./21Media

Back to top button