Ambasadorja amerikane e quan historike votimin në OKB

Ambasadorja amerikane në OKB e quajti historike votimin e së mërkurës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës.
Linda Thomas-Greenfield shkroi në Twitter se rezoluta, e cila u mbështet nga 141 vende, përfaqësonte një votim dërrmues në mbrojtje të Ukrainës dhe Kartës së OKB-së”.
Ajo u kishte bërë thirrje më parë delegatëve që të votojnë në favor të mocionit nëse besojnë se vendet “kanë të drejtën për sovranitet dhe integritet territorial”, përcjellë rtv21.tv
Ndërkohë, Samantha Power, drejtoreshë e Ndihmës së SHBA-së tha se votimi shënon një qortim global me përmasa historike, raporton BBC
“Putini është i izoluar në një shkallë të paprecedentë”, shkroi ajo.
“Edhe partnerët e tij të vjetër po e dënojnë këtë pushtim”, shtoi ajo.
Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea votuan kundër rezolutës në mbledhjen e parë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1997./21Media

Back to top button