Ambasadorja e Kosovës në Finlandë reagon pas tragjedisë atje, ku mbeti e plagosur një vajzë nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës në vendet nordike, Suedi , Islandë e Finlandë,  Shkendije Gezi ka reaguar pas tragjedisë në një shkollë në Finlandë ku mbeti e plagosur edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Iu gjetë forca dhe shërimi në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.

Në orët e para të së martës tre fëmijë janë plagosur në një fillore “Viertola” në Vanta si pasojë e gjuajtjes me armë. Njëri nga të plagosurit ka vdekur, derisa i dyshohet se këtë e shkaktoi një bashkëmoshatar i tyre./21Media

Back to top button