Vdiç piktori Ali Oseku

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë piktori i njohur Ali Oseku.

Për këtë ka reaguar edhe Kryeministri, Albin Kurti i cili tha se për skenografinë e operas Aida të Verdit u dënua dhe u dërgua të pësonte për disa vite vuajtjet në burgun e Spaçit.

“Ali Oseku, në fillesë të karrierës punoi si skenograf. Për skenografinë e operas Aida të Verdit u dënua dhe u dërgua të pësonte për disa vite vuajtjet në burgun e Spaçit. Në vijim atij iu ndalua ushtrimi i artit, por natyrisht talenti nuk mund të dënohet me vdekje. Baca Ali, kështu njihej prej miqve të Tiranës, të cilët ndjenin se prekja dhe guximi i tij në art vinin prej origjinës së pashlyeshme gjakovare, lindi në Tiranë dhe që aty u dashurua me historinë e artistëve të njerëzimit, ndaj ngjante se çdo tablo ia kushtonte romaneve dhe qyteteve të botës. Ngjante se çdo artist në mendjen e tij ishte një flijues i madh i talentit të vet për bukurinë. Kjo shpjegonte pse baca Ali ishte më së pari profesori i entuziazmit dhe motivues i madh për studentët e tij”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Tutje, Kurti ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të tij artistë dhe studentëve të tij në breza./21Media

Back to top button