​Amber Heard njofton lindjen e binjakëve

Amber Heard ka njoftuar ardhjen e binjakëve në një postim në Instagram të shpërndarë në Ditën e Nënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktorja amerikane zbuloi se kishte mirëpritur vajzën Agnes dhe djalin Ocean, raporton KosovaPress.

Tridhjetenëntëvjeçarja mirëpriti vajzën e saj të parë Oonagh, në vitin 2021.

“Të bëhesh nënë vetëm dhe sipas kushteve të mia, pavarësisht sfidave të mia të lindjes, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime”, shkroi aktorja nga Teksasi.

Ajo e përshkroi familjen e saj si diçka të cilën ishte “përpjekur ta ndërtonte me vite”.

“Për të gjitha nënat, kudo që jeni sot dhe sido që keni ardhur këtu, unë dhe familja ime e ëndrrave po festojmë me ju”, shtoi ajo.

Heard është e njohur për filmat e saj në Rum Diary, Drive Angry, Zombieland dhe Aquaman. Ajo ishte e martuar me aktorin Johnny Depp nga viti 2015 deri në vitin 2016, por ata u divorcuan pas akuzave reciproke për abuzim në familje.

Në gjyqin kundër News Group Newspapers (NGN) në vitin 2020, Depp humbi çështjen e shpifjes ndaj gazetës Sun pasi Heard dha prova për të mbështetur pretendimet në gazetë se ai ishte një “rrahës i gruas”.

Në gjyqin e përhapur gjerësisht Depp kundër Heard në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Heard u gjet përgjegjëse për shpifje. Për gjashtë javë në vitin 2022, një gjykatë në Virxhinia dëgjoi detaje të raporteve jo të mira të çiftit.

Depp paditi ish-gruan e tij për shpifje në një artikull opinioni në Washington Post, ku ajo pretendonte se ishte viktimë e abuzimit. Depp mori dëmshpërblim nga Heard – 15 milionë dollarë. Heard fitoi një nga tre kundërpaditë kundër Depp dhe ajo mori dy milionë dollarë dëmshpërblim.

Back to top button