DhTIK uron dhe shpreh mirënjohje për RTV21 në 27 vjetorin e themelimit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ( DhTIK )ka uruar RTV21 me rastin e 27 vjetorit të themelimit.
DhTIK vlerëson lart kontributin e RTV21 për informim të drejtë të publikut dhe promovimin e iniciativave që synojnë zhvillimin ekonomik të vendit..Po ashtu shprehin edhe mirënjohje për bashkëpunim me këtë Dhomë.
Urimi i plotë
E nderuar, zonja Afërdita Saraçini – Kelmendi,
Në emër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për 27-vjetorin e themelimit të RTV21 – një medium që tash e gati tri dekada ka dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe guxim në shërbim të informimit të drejtë dhe cilësor të publikut.
RTV21 ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm në fuqizimin e zërit të sektorit privat dhe promovimin e iniciativave që synojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Jemi mirënjohës për bashkëpunimin korrekt dhe të vazhdueshëm që keni ndërtuar me Dhomën tonë ndër vite, duke ofruar hapësirë për çështje me interes për komunitetin e bizneseve dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës në tërësi.
Ju urojmë edhe shumë vite të tjera të suksesshme me besimin se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.
Me respekt:
Kushtrim Ahmeti – Drejtor i DhTIK-së