Ambrabat i kërkon falje Fiorentinës pasi kërkoi kalimin te Barça

Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat thuhet se u ka kërkuar falje drejtorëve të klubit dhe shokëve të skuadrës pasi kërkoi të transferohet te Barcelona dhe është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë me Torinon .
“Sky Sport” dhe “Radio Bruno” raportojnë se reprezentuesi maroken i kërkoi falje Fiorentinës të mërkurën, një ditë pasi refuzoi të stërvitej me skuadrën, duke u përpjekur të detyronte një transferim te Barcelona.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Fiorentinës kanë pranuar faljen e lojtarit, ndaj ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë kundër Torinos, por kjo nuk do të thotë se do të startojë.
Amrabat kishte bërë presion për të finalizuar marrëveshjen me Barcelonën edhe në mediat sociale.
Fiorentina refuzoi të shesë sepse gjigantët e La Ligës nuk kishin bërë ofertën e duhur dhe kërkoinin vetëm huazimin e tij. Drejtori i toskanëve thuhet se është i zemëruar me Barcelonën dhe trajnerin e tyre Xavi, të cilët e telefonuan vazhdimisht lojtarin të martën, duke e bindur atë të kërkonte të largohej nga “Stadio Franchi”.

Back to top button